Godin në Milan?
Milani po mendon që ta transferojë qendërmbrojtësin e Atletico Madridit, Diego Godin për stinorin e ardhshëm.
Uruguaiani do të jetë pa kontratë në fund të këtij stinori, dhe ende nuk ka vendosur për ta vazhduar kontratën me klubin spanjoll.
Godin e refuzoi Manchester Unitedin në fund të verës, mirëpo drejtori i Milanit, Leonardo është duke punuar që ta transferojë atë në “San Siro” verën që vjen.
32-vjeçari është një qendërmbrojtës që i nevojitet Milanit, po ashtu pritet të jetë si transferim i lirë, duke parë se Milani nuk mundet të shpenzojë shumë për shkak të rregullave të Financial Fair Play.
(Kosova Sot)