Tronditëse: E gjuan me tullë në kokë gjatë meçit

  • 22 November 2018 - 10:41
Tronditëse: E gjuan me tullë në kokë gjatë meçit

Mundësi Angel o Demonio e goditi kundërshtarin e tij, Cuervo, me tullë në kokë gjatë një meçi te zhvilluar në Porto Riko.

Meçet e tilla janë të famshme për përdorimin e mjeteve të ndryshme për ta mposhtur kundërshtarin, megjithatë këtë herë pasojat ishin më të mëdha se zakonisht.

Cuervo e humbi vetëdijen pasi u godit me tullë në kokë. Për shkak se ai pësoi thyerje të kafkës, ai u detyrua të bëhej urgjentisht operacion, për shkak se kishte pasur gjakderdhje në tru. Përfaqësuesit e Cuervos kanë bërë të ditur se tani ai është në gjendje më të mirë.

 

Demonio ka kërkuar falje dhe ka thënë se ai synonte ta godiste kundërshtarin e tij në shpinë. Për më tepër, 54-vjeçari është suspenduar për një afat të pacaktuar  nga Komisioni i Boksierëve dhe Mundësve të Mexico Cityt. 

 

(Kosova Sot)