Reagimi i Furyt pasi u rrëzua në rundin e 12-të i mahnit fansat

  • 02 December 2018 - 10:12
Reagimi i Furyt pasi u rrëzua në rundin e 12-të i mahnit fansat

Tyson Fury u nokautua dy herë në meçin kundër Deontay Wilder, megjithatë ai nuk i lejoi këto dy nokaute t’ia humbin meçin. Gjyqtari i kërkoi të ecte për ta dëshmuar se është në gjendje të mirë, ai filloi të vraponte.

Një nokaut në rundin e fundit, 12, doli të jetë vendimtar që lufta të shpallej e barabartë, me britanikun Fury që po udhëhiqte me pikë deri në atë moment

Gjyqtari i goli Furyt sapo u ngrit ai në këmbë, duke e pyetur: “A mund të vazhdosh? A dëshiron?”, dhe përgjigja e Furyt i la përshtypje shumë tifozëve të tij. Pasi e konfirmoi se ishte në gjendje për ta vazhduar meçin, gjyqtari i kërkoi anglezit ta dëshmonte se ishte në gjendje të mirë për ta vazhduar meçin duke ecur drejt tij.

 
Embedded video
 

“Walk over here and come back to me....”

*Starts running* ????

What a hero man.

 
369 people are talking about this
 
 

Kësaj kërkese, Fury iu përgjigj duke vrapuar drejt litarëve të ringut dhe pastaj u kthye përsëri drejt gjyqtarit të ndeshjes, duke e dëshmuar kështu se ai mund ta vazhdojë meçin, i cili përfundoi barazim.

(Kosova Sot)