Historia e çuditshme e Avdijajt, kërkohej nga Arsenal e Liverpool – përfundoi në Willem II

  • 06 December 2018 - 21:12
Historia e çuditshme e Avdijajt, kërkohej nga Arsenal e Liverpool – përfundoi në Willem II

Historia e çuditshme e Avdijaj, kërkohej nga Arsenal e Liverpool – përfundoi në Willem II

Ish sulmuesi i Schalke 04, Donis Avdijaj ka treguar se ai ka pasur oferta për t’ju bashkuar disa top skuadrave në Europë, përfshirë Manchester United, Juventus dhe Liverpool.

22 vjeçari për momentin luan në Eredivisie në Holandë për klubin Willem II, pasi u largua nga Schalke si transfer i lirë verën e kaluar dhe shkoi në klubin ku kishte kaluar disa vite huazim.

Por, Avdijaj nuk ishte një sulmues i tillë, me Gjermaninë në nivele te të rinjve ai ishte më i miri, shënoi 17 gola për Schalke U19 në vetëm 17 ndeshje, por pati vetëm shtatë startime nga minuta e parë në sezonin 2013-14.

Për t’ia shtuar kësaj, i riu ia doli mirë me skuadrën e Gjermanisë U17, duke shënuar gjashtë gola gjatë gjashtë ndeshjeve gjatë kualifikimeve për në kampionit europianë UEFA Under-17.

Këto paraqitje te të riut kishin bërë që ai të ishte në radar të disa klubeve të mëdha në Europë, si tinejxher, por me sa duket mos pasja e një agjenti në atë kohë, ka bërë që ai ta humbet rastin e tij.

“Në atë kohë (pasi nënshkrova kontratën e parë me Schalke në moshën 18 vjeçare) të gjithë me dëshironin të ishin miq me mua”, tha Avdijaj për Goal.

“Të gjithë dëshironin të me thoshin çfarë është më e mira për mua. Nuk kisha agjent në atë kohë dhe nuk dija saktësisht si të merresha me këtë gjë, po ngutesha apo i prishja punë vetes”.

Tani, kosovari e ka pranuar se si duhet ta menaxhojë suksesin, derisa ka thënë se është duke punuar që ta përmirësojë edhe më shumë lojën e tij.

“Në rininë time, shënova 20 gola çdo sezon. Po ashtu shënova 13 herë në skuadrën e të rinjve me Gjermaninë në 13 ndeshje dhe mendoja se do ta bëja këtë edhe si profesionit”.

“Kur isha 15 apo 16 vjeç, nuk mund ta bartja në shpinë këtë gjë, sidomos kur klube të mëdha ofronin miliona për nënshkrimin tim”.

“Të mos çmendeshe në këtë fazë ishte më e vështirë që të jesh i çmendur. Para se të nënshkruaja për Schalken, pata oferta nga Juventusi, Arsenali, Manchester Unitedi dhe Liverpooli. Pa marrë parasysh çfarë ndeshje apo gare ishte, skautët ishin aty për të më shikuar mua”.

Sidoqoftë sulmues nuk arriti suksesin në nivelin profesionist, ashtu sikurse ishte tinejxher.

Avdijaj përfundojë duke luajtur si i huazuar për skuadra austriake si Sturm Graz, para se të kthehet për pak kohë në Schalke më 2014-15 duke shënuar dy gola në Bundesligë.

Por, ai prapë ju kthye huazimeve, fillimisht në Roda në Eredivisie vitin e kaluar, para se të largohej pa para nga Gjermania verën e kaluar.

Këtë sezon, kosovari ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asiste në 13 ndeshje në Eredivisie. 

 

(Kosova Sot)