Shaqiri merr një superdhuratë nga Volkswagen

  • 07 December 2018 - 16:59
Shaqiri merr një superdhuratë nga Volkswagen

Sulmuesi shqiptar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri e ka marrë një dhuratë të bukur nga kompania e njohur gjermane për vetura, Volkswagen.

Shaqiri ka postuar një video në Facebook duke e pranuar dhuratën, një veturë luksoze

“Mora çelësat për veturën time të re. Faleminderit Volkswagen”, ka shkruar Shaqiri në Facebook.

Shaqiri po kalon një formë të shkëlqyer me skuadrën e tij të re, Liverpoolin, dhe deri më tani në 15 paraqitje të skuadrës së Jurgen Klopp ka bërë 15 paraqitje duke shënuar 3 gola dhe 3 asistime.

(Kosova Sot)