Bernabeu i gatshëm për finalen e superclasicos River Plate – Boca Juniors

  • 09 December 2018 - 19:56
Bernabeu i gatshëm për finalen e superclasicos River Plate – Boca Juniors

Një finale e shtyrë, përplasje, trazira, futbollistë të dëmtuar, por tashmë shpresohet se gjithçka do të jetë gati për të vendosur se kush do të jetë kampioni i Copa Libertadores në ndeshjen e sotme duke filluar prej orës 20:30 në “Santiago Bernabeu”.

River Plate-Boca Juniors është një nga ndeshjet më të zjarrta në planet dhe për herë të parë do të luhet jashtë Buenos Airesit. “Santiago Bernabeu” në Madrid është gati të mirëpresë këtë supersfidë, me tifozët anembanë botës që do t’i ngulin sytë drejt dy ekipeve më të përfolura javët e fundit.

Takimi i parë në “Bombonera” u mbyll në barazim 2-2, ku për Bocan shënuan Abila dhe Benedetto, ndërkohë River barazoi dy herë rezultatin me anë të Prattos dhe një autogol të Izquierdoz.

 

 

(Kosova Sot)