'Nelson bëri mirë që shkoj në Bundesligë'

  • 10 December 2018 - 18:57
'Nelson bëri mirë që shkoj në Bundesligë'

Ish mbrojtësi i Gunners beson se talenti anglez ka bërë mirë që e ka lënë Anglinë dhe po zhvillohet duke luajtur në Bundesligë

Reiss Nelson ka bërë “vendimin e tij më të mirë” duke u larguar nga “zona komfore” e Arsenalin për një aventurë si i huazuar në Hoffenheim, ka thënë Per Mertesacker.

Talenti 18 vjeçar u largua në gusht nga Emirates Stadium për të luajtur më shumë dhe për këtë zgjodhi Gjermaninë, ku po e ka një mundësi të tillë.

Ai, madje, mund të kthehet të klubi i tij pasi që Arsenal e ka këtë mundësi qe ta kthej në janar.

“Kur e krahasoni Bundesligan me Premier Ligën, ka disa ngjashmëri por ka edhe dallime”.

“Në këtë moment Bundesliga atij i përshtatet dhe kur ai shkon në një klub që zakonisht luajnë lojtarë të ri, i edukojnë këtë lojtarë dhe i japin hapësirë për të luajtur në skuadrën e parë, atëherë është pozitive. Ai ka një trajner të ri i cili po e edukon mirë atë dhe po i jep hapësirë”.

“Reiss doli nga zona komfore e Arsenalin. Kështu që ky huazim është duke funksionuar në mënyrë brilante për të”.

“Disa klube të Bundesligës janë shumë interesante edhe për ne dhe mënyra se si ai po ndikon në ndeshjen e Hoffenheim duke startuar nga banka dhe duke shënuar ka shumë rëndësi”.

“Duke shënuar këto gola, ai po fiton besimin e trajnerit, të tifozëve, derisa po mëson edhe gjermanisht dhe për futbollin gjerman”. 

 

(Kosova Sot)