“Fer Play-i nuk po funksionon"

  • 10 December 2018 - 23:47
“Fer Play-i nuk po funksionon

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis e ka goditur Fer Play Financiar duke thënë “se nuk po funksionon, nuk aplikohet...është më shumë problem politik”

UEFA kishte paraqitur masat për të siguruar stabilitetin financiar, por skuadra si Manchester City dhe Paris Saint-Germain janë akuzuar që nuk janë duke e respektuar atë.

“FFP nuk është duke funksionuar, nuk po aplikohet”, ka thënë De Laurentiis për TuttoNapoli.

“Nëse ishte aplikuar për gjysmën e Serie A atëherë gjysma e ekipeve do të mbylleshin. UEFA bën çarë ata munden, por gjithmonë ky është problem politik dhe të gjithë ata që qëndrojnë pas saj janë të padurueshëm”.

 

 

(Kosova Sot)