Kosova dhe Shqipëria në një grup me Anglinë në kualifikime për Evropian

  • 11 December 2018 - 10:34
Kosova dhe Shqipëria në një grup me Anglinë në kualifikime për Evropian

Kombëtarja e Kosovës U-21 dhe ajo e Shqipërisë U-21 do të ndeshen kundër Kombëtares së Anglisë U-21 në rundin kualifikues për Kampionatin Evropian për këtë grupmoshë, i cili do të zhvillohet në Hungari dhe Slloveni në vitin 2021.

Shorti për këtë rund u mbajt sot në Nyon të Zvicrës, ku u zgjodhën tetë grupet me nga gjashtë skuadra dhe një grup me pesë skuadra.

Përveç Shqipërisë dhe Anglisë, dardanët do të ndeshen edhe me Austrinë, Turqinë dhe Andorrën.

Fituesit e secilit nga nëntë grupet do të kualifikohen automatikisht për në Kampionatin Evropian. Ndërsa, kombëtaret, të cilat janë radhitur në pozitën e dytë, me rezultatet më të mira kundër kombëtareve në pozitën e parë, tretë, katërt dhe të pestë do të luajnë në play-offs për ta siguruar kualifikimin. 

Trofeu i Kampionatit Evropian U-21

Ndeshjet e rundit kualifikues:

18–20 mars 2019: Ndeshjet e xhiros së parë

3–11 qershor 2019: Ndeshjet e xhiros së dytë

2–10 shtator 2019: Ndeshjet e xhiros së tretë

7–15 tetor 2019: Ndeshjet e xhiros së katërt

11–19 nëntor 2019: Ndeshjet e xhiros së pestë

23–31 mars 2020: Ndeshjet e xhiros së gjashtë

31 gusht–8 shtator 2020: Ndeshjet e xhiros së tetë

5–13 tetor 2020: Ndeshjet e xhiros së nëntë

Play-offs: 9–17 nëntor 2020

Kampionati Evropian U-21: qershor 2021

Bazuar në vendimet e marra më herët nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s dhe Komiteti të Emergjencës të po të njëjtit organ, Kosovës i ishte ndaluar të luajë kundër Serbisë. Por, për dallim nga shortet e kaluara, Dardanëve këtë herë nuk iu ndalua të luajnë kundër Bosnjës.

Në këtë short morën pjesë 53 kombëtare, të cilat u ndanë në nëntë grupe. Grupet u ndanë sipas vazove. Kosova ishte e radhitur në vazon e katërt, ndërsa Shqipëria në vazon e pestë.

 

(Kosova Sot)