Mbappe: Mungesa e stërvitjeve s’paraqet problem për Neymarin

  • 11 December 2018 - 12:04
Mbappe: Mungesa e stërvitjeve s’paraqet problem për Neymarin

Ylli francez i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, pret që bashkëlojtari i tij, Neymar, të bëjë një paraqitje mjaft të mirë, përkundër që nuk është stërvitur gjatë javës, pasi që, sipas francezit, për një lojtar si Neymari, mungesa e stërvitjeve nuk paraqet problem.

Braziliani ka arritur të luajë vetëm për 57 minuta për kampionin francez gjatë muajit të fundit për shkak të disa lëndimeve, mirëpo ai pritet të luajë në ndeshjen e kësaj nate të Ligës së Kampionëve, kundër Crvena Zvezdas.

Mirëpo, bashkëlojtari i tij, Mbappe, beson se mungesa e stërvitjeve dhe mungesa e minutave të luajtur në fushë nuk do të ndikojnë në paraqitjen e Neymarit në ndeshjen kundër klub nga Beogradi, Crvena Zvezdas.

“Ne përshtatemi shumë mirë së bashku dhe gjithmonë e më mirë me kalimin e kohës. Unë jam në pozitë të mirë për të folur për sa i rëndësishëm është Neymari për ne dhe sa me fat jemi që e kemi në skuadër”.

“Nesër do ta shohim aftësinë e tij për të na ndihmuar të fitojmë, edhe pse nuk është stërvitur shumë. Por, për një lojtar si ai, kjo nuk paraqet problem”

(Kosova Sot)