Nayim: “Me Messin në skuadër, çdo ekip është favorit”

  • 11 December 2018 - 15:47
Nayim: “Me Messin në skuadër, çdo ekip është favorit”

Ish-mesfushori i Tottenhamit, Nayim, e ka lavdëruar yllin argjentinas të Barcelonës, Lionel Messin, duke thënë se cilido ekip që e ka Messin në skuadër është favorit për fituar çdo ndeshje.

Nayim ishte transferuar nga Barcelonë në Tottenham gjatë afatit kalimtar të verës së vitit 1988 dhe i bëri 144 paraqitje për klubin londinez, gjatë të cilave arriti t’i shënojë 18 gola.

Skuadra e Mauricio Pochettinos e di se duhet të arrijë një rezultat më të mirë në ndeshjen e sotshme kundër Barcelonës se rezultati që e arrin Interi në ndeshjen kundër PSV-së për t’u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Por, spanjolli e ka paralajmëruar Tottenhamin se Messi do të kërkojë ta fitojë ndeshjes, mirëpo ka thënë se argjentinasi nuk mund ta bëjë këtë gjë i vetëm.

“Çdo skuadër me Leo Messin është më favorite se të tjerat. Por, në fund të fundit, ai nuk mund të  bëjë gjithçka i vetëm. Ka ndeshje në të cilat ai mbulohet shumë mirë nga kundërshtarët dhe bashkëlojtarët e tij duhet ta marrin rolin e tij”, ka thënë Nayim.

“Pa asnjë dyshim, ka shumë skuadra të rëndësishme të cilat mund të fitojnë, Barcelona duket se e ka Ligën e Kampionëve prioritet dhe deri më tani e kam parë se ata janë duke garuar shumë mirë në Evropë”. 

 

(Kosova Sot)