Icardi luan ndeshjen e 200-të për Interin sonte
Mauro Icardi do të luajë ndeshjen e 200-të për Interin sonte, derisa ka shënuar 118 gola deri me tani
Kapiteni i Nerazzurri do të startojë sonte kundër PSV, pasi është rikuperuar nga një lëndim i vogël, derisa do të luan sonte ndeshjen e tij të 200-të.
Argjentinasi ju bashkua Interit nga Sampdoria më 2013 dghe është në mes të sezonit të tij të gjashtë me klubin.
Deri me tani ai ka shënuar 118 gola, një statistikë e mirë kjo për të.
Ai ka fituar dy herë titullin e golashënuesit më të mirë në Serie A, edhe se në të dy rastet ai e ka shkëmbyer çmimin me dikë tjetër, fillimisht me Luca Tonin dhe pastaj me Ciro Immobile.
Më interesante është se Icardi nuk ka luajtur asnjë minutë në Ligën e Kampioënve deri në këtë sezon, por deri me tani ka shënuar tri gola.
Ai ka shëuar 29 gola në 34 ndeshje të serie A sezonin e kaluar, kurse sivjet ka shënuar 8 nga 12 paraqitje.
(Kosova Sot)