Kjo është skuadra e fundit që sot e kërkon kualifikimin në 1/8 e finales së Championsit

  • 12 December 2018 - 10:27
Kjo është skuadra e fundit që sot e kërkon kualifikimin në 1/8 e finales së Championsit

Sonte do të zhvillohen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, por tanimë janë vendosur 15 nga gjithsej 16 skuadrat që do të kalojnë në fazën e radhës. Të vetmet skuadra që do të luftojnë për për kualifikim në fazën e eliminimit direkt janë Lyon dhe Shakhtar në grupin F.

Sonte do të zhvillohet tetë ndeshjet e fundit të fazës së grupeve për këtë sezon të Ligës së Kampionëve. Skuadrat e grupeve E, F, G dhe H do të luajnë sonte, mirëpo gara është ende e hapur vetëm në grupin F

Në Grupin E, tanimë e kanë siguruar kualifikimin Bayern Munichu dhe Ajaxi, mirëpo në ndeshjen mes këtyre dy skuadrave, që zhvillohet sonte në Amsterdam të Holandës, do të vendoset se cila skuadër do ta marrë pozitën e parë.

Në Grupin F, Manchester City tanimë e ka siguruar kualifikimin dhe një barazim në ndeshjen kundër Hoffenheimit do t’ia sigurojë atyre pozitën e parë. Megjithatë, ky është grupi i vetëm në të cilin ende nuk janë vendosur që të ekipet që do të kualifikohen , pasi që Shakhtari dhe Lyoni do të ndeshen për ta marrë vendin e fundit.

Në Grupin G, ndeshjet më nuk kanë rëndësi, pasi që Real Madridi dhe Roma e kanë siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt. “Los Blancos” do të kualifikohen si fitues të grupit, ndërsa italianët do të do të kalojnë nga vendi i dytë.

Në Grupin H, Juventusi duhet të fitojë në ndeshjen kundër Young Boys për të kaluar në fazën e radhës si fitues të grupit. Megjithatë, nëse ata nuk fitojnë në Zvicër dhe Manchester Unitedi fiton në Valencia, atëherë “Djajtë e kuq” do ta fitojnë grupin. Që të dy këto klube tanimë e kanë siguruar kualifikimin. 

(Kosova Sot)