Gruaja e Icardit shpërthen në lot hidhërimi pas eliminimit të Interit
Dhimbja e Interit pas eliminimit të Ligës së Kampionëve u reflektua në sytë e bashkëshortes së kapitenit të zikaltrit, Mauro Icardit, e cila shpërtheu në lot hidhërimi sapo përfundoi ndeshja e mbrëmshme.
Interi u eliminua mbrëmë nga Liga e Kampionëve pasi që nuk arriti ta mposhtë PSV-në në shtëpi, përderisa Tottenhami arriti ta sigurojë një barazim në ndeshjen kundër Barcelonës.
Icardi e kishte shënuar golin e barazimit në këtë ndeshje, mirëpo ky gol nuk mjaftoi që Interi të kualifikohej në fazën e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, pasi që skuadra italiane duhej të siguronte një rezultat më të mirë se rivalët, Tottenhami.
Wanda është mjaft e lidhur me futbollin në Itali, pasi që para Icardit, ajo ishte e martuar me Maxi Lopezin, ish-lojtarin e Sampdorias, Milanit, Catanias dhe Napolit. Tani, ajo punon edhe si agjente e sulmuesit të Interitd dhe bashkëshortit të saj, Icardit.
(Kosova Sot)