Luis Alberto: Sezon i vështirë për Lazion

  • 12 December 2018 - 18:56
Luis Alberto: Sezon i vështirë për Lazion

Mesfushori i Lazios, Luis Alberto ka pranuar se “ka pasur një vit të çuditshëm sivjet’, por që “Lazio duhet të shikojë përpara për të përfunduar në vendin e katër”

Spanjolli kishte pasur shifra dyshifrore për gola dhe asiste sezoni9n e kaluar, por deri me tani këtë sezon ai ka dështuar për të pasur impaktin që i kërkohet.

“Ne kemi punuar shumë gjatë javës së kaluar dhe me ndihmën e fansave tonë ne do të rikthemi dhe do ta bëjmë më të mirën për Lazion”, ka thënë Luis Albero për Lazio Style Channel.

“Kemi biseduar shumë vitin dhe sezonin e kaluar, por tani ne duhet të shikojmë përpara. Skuadra është shumë e fortë”.

“Unë kish një vit të çuditshëm, deri në maj ndihesha mirë por pastaj pata një lëndim që ka vështirësuar gjërat”.

“Pas pesë apo gjashtë muajve, ende nuk jam kthyer në atë lojtarin më të mirë”.

“Tani jam në fazën e kërkimit të formës së time më të mirë dhe pasi të rikuperohem tërësisht nga lëndimi besoj që do të jem në nivelin e mëparshëm”.

 

(Kosova Sot)