Plzen fiton për Europa Ligë, Roma vazhdon në Ligën e Kampionëve

  • 12 December 2018 - 21:17
Plzen fiton për Europa Ligë, Roma vazhdon në Ligën e Kampionëve

Viktoria Plzen ka fituar me rezultat 2-1 duke ia siguruar vetes vendin për një mundësi shtesë në Europa Ligë. Ndërkohë Roma është kualifikuar për këtë garë që në xhiron e katër të saj

Viktoria Plzen ka fituar sonte në Pragë me rezultat 2-1 kundër Romës, një rezultat ky që e dërgon atë në fazën e 32 skuadrave më të mira në Europa Ligë.

Roma hynte në këtë takim si e kualifikuar por në një përbërje të mirë. Madje, se ishte kështu u pa edhe në pjesën e parë pasi që pavarësisht sulmeve të pareshtura të vendasve, pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.

Në pjesën e dytë erdhën edhe tre golat që u shënuan në këtë ndeshje.

Fillimisht ishte Kovarik që kaloi Plzenin në epërsi në minutën e 62’të, por gjashtë minuta më vonë Roma barazon me Cengiz Under.

Rezultati nuk mbeti më shumë se katër minuta i barabartë, pasi që Plzen kalon përsëri në epërsi në minutën e 72-të me anë të Tomas Chory.

Krejt në fund të ndeshjes, Pellegrini i Romës u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të tij të ashpër.

Me këtë fitore, Plzen arrin vendin e tretë që dërgon në Europa Ligë, kurse Roma tashmë e ka të siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve. 

 

(Kosova Sot)