Ja çfarë u tha Isco fansave të Realit, të cilët e brohoritën

  • 13 December 2018 - 10:57
Ja çfarë u tha Isco fansave të Realit, të cilët e brohoritën

E ardhmja e Iscos në Real Madrid po duket gjithnjë e më e paqartë pasi mbrëmë ai u fishkëllye nga fansat e Real Madridin në humbjen 3-0 nga CSK Moscow në “Bernabeu” në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Spekulimet vazhdojnë të qarkullojnë për një kalim të mundshëm të Iscos në Premierligë.

Sipas mediave spanjolle, Isco iu ka thënë fansave “çfarë po dëshironi?”, pasi e humbi një rast shënimi.

Ai është brohoritur vazhdimisht për 10 minuta pas atij incidenti.

“Fishkëllimi ndaj një lojtari na bën më të dobët. Ne nuk jemi mësuar që të humbim në shtëpi, veçanërisht në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Emilio Butragueno nga radhët e klubit mbretëror. 

 

(Kosova Sot)