Spalletti nën presion te Interi

  • 13 December 2018 - 11:11
Spalletti nën presion te Interi

Raportet e fundit thonë se Luciano Spalletti është nën presion te Interi, pasi në vend të tij mund të vijë Antonio Conte.

Interi është eliminuar nga Liga e Kampionëve të martën mbrëma, pasi barazuan 1-1 kundër PSV-së në “San Siro”, kurse fitorja do t’i dërgonte ata në Rundin e 16-të.

Giuseppe Marotta pritet të konfirmohet sot si menaxheri gjeneral i klubit, dhe për këtë flitet se Conte mund të jetë zëvendësuesi i Spallettit.

Conte e Marotta punuan bashkë, ku fituan tri tituj të ligës Serie A, ku pastaj në vitin 2014 Conte u largua nga “Zonja e Vjetër”.

Diego Simeone është opsioni tjetër, i cili më parë ka thënë haptazi se do të dëshironte ta drejtonte Interin, i cili ishte klubi i tij sa ishte lojtar.

Po ashtu edhe Jose Mourinho mund të marrë postin e trajnerit, nëse portugezi largohet nga Manchester Unitedi.

Mourinho sa ishte trajneri Interit arriti ta fitojë tripletën në vitin 2010.

(Kosova Sot)