Gattuso: Do ta respektojmë Olympiakosin

  • 13 December 2018 - 12:58
Gattuso: Do ta respektojmë Olympiakosin

Trajneri i Milanit Gennaro Gattuso ka thënë se skuadra e tij duhet ta respektojë klubin grek Olympiakos përpara takimit të sotëm në kuadër të Evropa Ligës.

Milani luan sonte në Greqi për ta siguruar një vend në Rundin e 32-të, dhe për ta arritur këtë, Milani duhet ta evitojë humbjen.

“Sonte është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe e vështirë”, ka thënë Gattuso.

“Ne duhet të sigurohemi që të mos i nënçmojmë ata, sepse ata do të fillojnë ndeshjen furishëm”.

“Ata kanë eksperiencë, kanë luajtur në garat evropiane për shumë vite, më shumë në Ligën e Kampionëve sesa në Evropa Ligë”.

“Ne duhet të kemi respekt për kundërshtarin, sepse mund të na shkaktojë probleme të mëdha”.

 

(Kosova Sot)