Solari i përgjigjet tifozëve që i fishkëllyen Iscos

  • 13 December 2018 - 13:00
Solari i përgjigjet tifozëve që i fishkëllyen Iscos

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, e ka komentuar incidentin gjatë ndeshjes së mbrëmshme kundër CSKA Moscow, kur tifozët e fishkëllyen Iscon, duke thënë se tifozët kanë të drejtë ta shprehin mendimin e tyre.

E ardhmja e Iscos në Real Madrid po duket gjithnjë e më e paqartë pasi mbrëmë ai u fishkëllye nga fansat e Real Madridit në humbjen 3-0 nga CSK Moscow në “Bernabeu” në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Isco e kishte mbajtur topin për një kohë shumë të gjatë dhe i kishte dhënë fund kështu një kundërsulmi mjaft të mirë. Për shkak të kësaj, tifozët kishin filluar ta fishkëllenin spanjollin, mirëpo Solari pretendon se ato ishin të drejtuara për gjithë skuadrën.

“Tifozët e shprehin veten. Nuk jam duke folur për atë [Iscon}, po flas për në përgjithësi sepse atyre nuk u pëlqeu rezultati”, ka thënë Solari në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Sipas mediave spanjolle, Isco iu ka thënë fansave: “Çfarë po dëshironi?”, pasi e humbi një rast shënimi. Ai është fishkëllyer vazhdimisht për 10 minuta pas atij incidenti. 

 

(Kosova Sot)