“Messi është më i mirë se Zidane”

  • 13 December 2018 - 13:37
“Messi është më i mirë se Zidane”

Legjenda e Arsenalit dhe Francës Robert Pires ka thënë se Lionel Messi ka diçka që nuk e ka askush tjetër.

Pires ka pasur një karrierë të bujshme si futbollist duke fituar trofe të famshëm me Francën, Arsenalin dhe Marseillen, po ashtu duke luajtur përkrahë disa lojtarëve të mëdhenj.

Mirëpo sipas Pires me Messin nuk krahasohet as Thierry Henry e as Zinedine Zidane.

“Kam luajtur me Zidane, Henry dhe Riquelme, dhe kundër Ronaldinhos e Cristiano Ronaldos, mirëpo Messi ka diçka që nuk e ka askush”.

“Nuk e di nëse ai është më i miri në histori, mirëpo janë pak aty ku është ai”. 

 

(Kosova Sot)