Juventusi kërkon ta kthejë Pogbën me ofertën prej 80 milionë eurove

  • 13 December 2018 - 16:57
Juventusi kërkon ta kthejë Pogbën me ofertën prej 80 milionë eurove

Juventusi është i gatshëm ta kthejë mesfushorin francez të Manchester Unitedit, Paul Pogbën, në skuadër me ofertën prej 80 milionë euro. Këtë ofertë ende nuk ia kanë bërë klubit anglez, megjithatë këtë e kanë bërë plan për afatit kalimtar të janarit.

Pogba kishte kaluar katër sezone me Juventusin, nga viti 2012 ku ishte transferuar pa para nga Manchester Unitedi. Megjithatë, “Djajtë e kuq” u penduan që e lanë Pogban të largohej kur ai u bë i njohur si një prej mesfushorëve më të mirë në botë me Juventusit dhe u detyruan të paguajnë 105 milionë euro për të

Gjatë përfundimit të afatit kalimtar të verës dhe pas fillimit të sezonit të ri, mediat kanë raportuar se Pogba dëshiron të largohet dhe dy klubet me gjasat më të mëdha për t’i siguruar shërbimet e francezit ishin Barcelona dhe Juventusi.

Për të ardhmen e Pogbës janë vënë shumë dyshime pikërisht për shkak të marrëdhënies së tij me trajnerin Jose Mourinho. Ata të dy ishin zënë vazhdimisht në fillim të këtij sezoni, një prej incidenteve ishte zënë nga kamerat e Sky Sports, dhe në fund Pogbës i ishte larguar shiriti i kapitenit.

“Unë prisja të ndodhte ky short. Ishte një çmenduri, bisedova me vëllain tim gjatë verës dhe i thashë: ‘Imagjinoje nëse jemi në të njëjtin grup me Juventusin’. Është një kënaqësi për mua, Torino është shtëpia ime dhe është vendi ku e shënova golin e parë të karrierës sime si profesionist”, kishte thënë Pogba para ndeshjes së parë mes klubin Italian dhe anglez në Ligën e Kampionëve.

Sipas Tuttosport, kampioni italian do të tentojë ta kthejë francezin në Torino gjatë afatit kalimtar të janarit. Nëse ata nuk arrijnë ta bindin Manchester Unitedit ta shesin Pogbën, atëherë do ta kthejnë vëmendjen te ylli i Real Madridit, Isco. 

(Kosova Sot)