Ronaldo “kërcënon” Torinon: Juve nuk mund të humb kundër Torinos

  • 14 December 2018 - 11:07
Ronaldo “kërcënon” Torinon: Juve nuk mund të humb kundër Torinos

Cristiano Ronaldo ka pranuar se do të ishte keq për të humbur në derbin e qytetit të Torinos, derisa ai ka thënë se “një punues i fanellave i ka thënë që nuk bën për të humbur kundër kësaj skuadre”

Juve e ka mposhtur Interin 1-0 në derbin e parë të këtij sezoni javën e kaluar dhe Ronaldo i ka thënë bashke lojtarëve se duhet që ta fitojnë këtë ndeshje kundër rivalëve të qytetit.

“Një nga mirëmbajtësit e fanellave me ka thënë, ‘të lutëm, duhet të fitoni, përndryshe gjyshja ime nuk do me flet’”, ka thënë ai për Tuttosport.

“Kam mësuar që tifozët e Juventusit nuk dëshirojnë që ti humbin dy ndeshje: kundër Interit dhe Torinos. Të humbësh është gjithmonë keq, nuk më pëlqen”.

“Një derbi është gjithmonë edhe një ngjarje, kështu që ne duhet të fitojmë. Jam i qetë sepse e di potencialin e skuadrës. Ne tani kemi disa ndeshje të rëndësishme që do të luajmë”.

(Kosova Sot)