Zyrtare: Milan goditet sot edhe nga UEFA

  • 14 December 2018 - 13:48
Zyrtare: Milan goditet sot edhe nga UEFA

UEFA i ka thënë Milanit që rregulla për lojtarë do të jetë deri më 2021, përndryshe ata do të ndalohet të luajnë në Europë

Megjithatë, Dhoma Gjyqësore CSCB e UEFA ka shtuar në një deklaratë se 12 milionë eurot për Milanin në Europa Ligë do të mbahen, përderisa ata nuk mund të regjistrojnë më shumë se 21 lojtarë në skuadrën e tyre për UEFA për dy sezonet e ardhshme.

“Dhoma gjyqësore për kontrollim financiare të klubeve (FCB) ka marrë vendim për rastin e klubit AC Milan në lidhje me vendimin për Gjykatën e Arbitrazhit për Sporte CAS 2018/A/5808 AC Milan v. UEFA, që i referohet kësaj çështje duke marrë disa masa disiplinore proporcionale për shkeljet e klubit konkretisht të rregullores së UEFA-së për Fer Playin Financiare, kryesisht për thyerjen e kësaj rregulle”, thuhet në deklaratën e UEFA-së.

“Në përputhje me rrethanat, klubi nuk duhet ta thyej këtë rregull deri më 30 qershor 2021, do të përjashtohet nga garat e UEFA-së për të cilat do të kualifikohej në dy sezonet e ardhshme, 2022/23 dhe 2023/24. Klubit do ti jepen edhe 12 milionë euro nga UEFA si pjesë e Eurpa Ligë për sezonin 2018/19 dhe nuk do të lejohet të regjistrojë më shumë se 21 lojtarë në garat e UEFA-së për sezonet 2019/20 dhe 2020/21”.

“Ky vendim mund të apelohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, në përputhje me artikullin 34 (2) dhe procedurat rregullative të Trupit qeverisës financire të UEFA që bazohet në nënin 62 dhe 63 të statusit të UEFA-së”.

Kuqezinjtë fillimisht refuzuan marrëveshjen vullnetare dhe një marrëveshje për zgjidhjen madje ishin afër për tu përjashtuar nga Europa Ligë këtë sezon, sidomos gjatë kohës pronar i klubit ishte Li Yonghong. 

(Kosova Sot)