Rivaldo: Do dëshiroja ta shihja Iscon në Barcelonë

  • 14 December 2018 - 18:03
Rivaldo: Do dëshiroja ta shihja Iscon në Barcelonë

Ish-ylli i Barcelonës Rivaldo dëshiron që Isco të transferohet nga Real Madridi në Barcelonë.

Isco nuk po bën pjesë në preferencat e Santiago Solarit që prej se trajneri argjentinas zuri vendin e Julen Lopeteguit në tetor.

“Nëse më pyetni mua unë do të doja që Isco të kalojë te Barcelona”, ka thënë braziliani Rivaldo.

“Ai është një lojtar i shkëlqyer”.

“Sidoqoftë është një propozim i komplikuar, është e vështirë ta imagjinosh se dy rivalë të mëdhenj të negociojnë për transferimin e një lojtari”. 

 

(Kosova Sot)