Marcelo nuk e ka konsideruar asnjëherë largimin nga Reali

  • 15 December 2018 - 13:59
Marcelo nuk e ka konsideruar asnjëherë largimin nga Reali

Mbrojtësi i Real Madridit Marcelo ka insistuar duke thënë se nuk e ka konsideruar asnjëherë largimin nga klubi mbretëror.

Braziliani është lidhur disa herë me një transferim të mundshëm të tij në Juventus, aty ku është shoku i tij i ngushtë Cristiano Ronaldo.

“Asnjëherë nuk më ka shkuar në mendje që të largohem ose të shikoj opsione tjera”, ka thënë Marcelo.

“Kam bëra gjithçka të mundur që të qëndrojë në Real Madrid”.

“Nëse do të kisha vetëm 15 minuta në lojë, do të bëja gjithçka në ata minuta për të luajtur më shumë dhe për të fituar më shumë”.

Marcelo ka fituar katër La Liga dhe katër Liga të Kampionëve që prej se ka ardhur në Madrid në vitin 2007.

 

(Kosova Sot)