Ronaldo flet pas golit historik ndaj Torinos
Cristiano Ronaldo ka thënë Juventusi e meritoi fitoren ndaj Torinos në derbin e së shtunës në Serie A dhe se atij nuk i interesojnë rekordet por të fitojë me ekipin e tij.
Derbi i Torinos u vendos nga një penallti në pjesën e dytë, pasi Mario Mandzukic u rrëzua në zonë pasi fitoi një top të kthyer nga Simone Zaza
Ronaldo realizoi nga pika e bardhë duke ia siguruar Juves fitoren e tetë radhazi në ligë.
“Ishte një ndeshje e vështirë, fusha nuk ishte në gjendje të mirë. Ne luajtëm mirë, bëmë lojë më të mirë se Torino dhe patëm më shumë raste shënimi dhe e merituam fitoren”, tha Ronaldo.
Penalltia e tij nuk ishte vetëm vendimtare në derbi, por goli i 5000-të në Serie A i Juventusit.
“Jam i lumtur, por gjëja më e rëndësishme ishte ta ndihmojë ekipin për të fituar”, tha Ronaldo
(Kosova Sot)