De Ligt shpallet Djaloshi i Artë për vitin 2018

  • 17 December 2018 - 09:20
De Ligt shpallet Djaloshi i Artë për vitin 2018

Mbrojtësi i Ajaxit Matthijs de Ligt e ka fituar çmimin Djaloshi i Artë 2018 si lojtari më premtues nën moshën 21-vjeç në Evropë.

19-vjeçari aktualisht është kapiten i Ajaxit dhe ka 13 paraqitje me Kombëtaren e Holandës.

Këtë çmim e jep gazeta italiane Tuttosport. Në vitin e kaluar fitues ishte Kylian Mbappe.

Pesë finalistët në garë për këtë çmim ishin Justin Kluivert, Trent Alexander-Arnold, Viniciues Junior dhe Patrick Cutrone. 

 

(Kosova Sot)