Hidhet shorti: Këto janë çiftet e 1/16 të finales së Evropa Ligës

  • 17 December 2018 - 14:07
Hidhet shorti: Këto janë çiftet e 1/16 të finales së Evropa Ligës

Tanimë ka përfunduar shorti për 1/16 të finales së Evropa Ligës dhe janë mësuar çiftet kundërshtare të cilat do të përballen në këtë fazë.

Shorti u hodh në Nyon të Zvicrës në orën 13:00, pas përfundimit të shortit të Ligës së Kampionëve.

Ndër ndeshjet më interesante të kësaj faze do të jenë: Chelsea kundër Malmos, Arsenali kundër Bate Borisovit, Interi kundër Rapid Wienës dhe Lazio kundër Sevillës.

 

(Kosova Sot)