Valverde: Më janë harxhuar fjalët për ta përshkruar Messin, thjesht duhet ta shijojmë

  • 17 December 2018 - 15:28
Valverde: Më janë harxhuar fjalët për ta përshkruar Messin, thjesht duhet ta shijojmë

Lionel Messi e frymëzoi Barcelonën për ta shkatërruar 5-0 Levanten në udhëtim të dielën në La Liga, duke dhënë një performancë e cila e ka lënë pa fjalë trajnerin e tij, Ernesto Valverden.

Messi shënoi tre gola dhe dhuroi dy asiste për Luis Suarezin dhe Gerard Piquen, duke qenë i përfshirë drejtpërdrejt në të gjitha pesë golat e Barçës.

Valverde u shfaq i lumtur me rezultatin dhe lojën e skuadrës së tij, ndaj një ekipi që në fund të sezonit të kaluar e mposhti 5-4 në këtë, stadium duke ia ndërprerë ecurinë prej 36 ndeshjeve pa humbje.

“Nuk e di si ta përshkruajë atë [Messin]. Nuk di sesi t’i përgjigjem pyetjes më të shpeshtë. Ai na bënë neve të luajmë, ai na dhuron gola të mahnitshëm... thjesht duhet ta shijojmë”, tha Valverde pas ndeshjes. 

(Kosova Sot)