Ylli i Barcelonës jashtë fushës për një muaj

  • 17 December 2018 - 17:24
Ylli i Barcelonës jashtë fushës për një muaj

Skuadrës së Barcelonës do t’i mungojë Thomas Vermaelen për pesë ndeshjet e ardhshme të klubit katalonas, pasi që ai pësoi një lëndim në kofshën e tij.

Vermaelen i bëri vetëm tri paraqitje gjatë këtij sezoni për Liverpoolin, një ndër të cilat ishte edhe ndeshja e mbrëmshme kundër Levantes, të cilën katalonasit e fituan me rezultat 5-0.

Mirëpo, belgu u detyrua të largohet nga ndeshja në minutën e 52-të, kur u zëvendësua nga Arthur.

Vermaelen është përballur më shumë lëndime gjatë karrierës së tij dhe gjatë kohës kur ishte lojtar i Arsenalit, ai nuk luajti për periudha të gjata kohore pikërisht për shkak të problemeve me lëndime.

Problemet me lëndime vazhduan për të edhe pas transferimit në Barcelonë në vitin 2014, duke ia pamundësuar atij ta dëshmojë veten dhe ta zë një vend në formacionin e parë të kampionit spanjoll.

Vermaelen tashmë kishte munguar për dy muaj gjatë këtij sezoni për shkak të një lëndimi tjetër dhe tani raportohet se ai nuk do të luajë as në pesë ndeshjet e ardhshme të Barcelonës.

 

(Kosova Sot)