Më në fund: Zlatan Ibrahimovic e konfirmon të ardhmen

  • 17 December 2018 - 17:34
Më në fund: Zlatan Ibrahimovic e konfirmon të ardhmen

Zlatan Ibrahimovic ka konfirmuar përfundimisht se do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit nga MLS-ja, La Galaxy, duke u dhënë fund spekulimeve se mund të rikthehet në Evropë.

Për sulmuesi suedez flitej bujshëm se do të kthehej te Milani pasi ishin mbajtur bisedime, por drejtori teknik i kuqezinjve konfirmoi në fillim të këtij muaji se transferimi i Ibrës nuk do të ndodhte.

Këtë mbrëmje, suedezi konfirmoi përmes një mesazhi në llogarinë e vet në Twitter, se do të qëndrojë në SHBA.  

“MLZ ende nuk kam mbaruar punë me ju...” shkroi Ibrahimovic, në një postim që përmbajti thashetheme të ndryshme për largimin e tij.

Ibra i ka shënuar 22 gola në vetëm 27 ndeshje në sezonin e tij të parë në MLS. 

 

(Kosova Sot)