Koulibaly: Napoli vazhdon që të besojë në Skudeto

  • 17 December 2018 - 18:46
Koulibaly: Napoli vazhdon që të besojë në Skudeto

Kalidou Koulibaly, insiston që Napoli do të vazhdon për të besuar se do ta fitojnë Skudeton derisa “për ta është e rëndësishme që të jenë me pikë sa më afër Juventusit”

Napoli i janë kthyer fitoreve pas eliminimit në Ligën e Kampionëve duke mundur Cagliarin 1-0 në vikend, derisa vazhdojnë që të jenë nëntë pikë pas shtatë herë kampionit radhazi në Itali, Juventusit.

“Ne duhet të besojmë derisa shifrat e thonë të kundërtën”, ka thënë Koulibaly për Radio Kiss për Napoli.

“Gjëja më e rëndësishme është që të jemi sa më afër Juves. Ata e kanë rrugën tyre ne duhet ta kemi rrugën ton, ne nuk duhet të fokusohemi tek ta, vet tek vetvetja”.

“Ne mendojmë që ti fitojmë ndeshjet tona dhe mandej e shohim në fund se çfarë mund të ndodh”. 

 

(Kosova Sot)