“Liverpool janë të thyeshëm”

  • 17 December 2018 - 19:42
“Liverpool janë të thyeshëm”

Ata mund të jenë lider në Premier Ligë, por numri 1 i Bayernit dhe Gjermanisë beson që Liverpool mund të mposhtën dhe ata të kalojnë në çerekfinale

Manuel Neuer beson që Bayern Munich mund ta mposht Liverpoolin në Ligën e Kampionëve, duke thënë se lojtarët e Jurgen Klopp janë të “thyeshëm dhe mund të mposhtën”.

“Ata janë duke e pasur një sezon shumë të mirë dhe ne e dimë se ata ishin në finale të Ligës së Kampionëve vitin e kaluar”, tha ai për faqen zyrtare të klubit.

“Ata sigurisht nuk janë të kënaqur me shortin”.

“Ata janë të shpejt në klundërsulme dhe të rrezikshëm para goli, por po ashtu kanë dobësi, që ne i kemi parë, kurse ata duhet të jenë po ashtu të mirë para një sulmi të mirë të Bayernit”.

“Do të jetë një ndsehje e madhe si në Liverpool ashtu edhe në Allianz Arena”. 

 

(Kosova Sot)