Deklarata me të cilën Manchester Unitedi e përzuri Jose Mourinhon

  • 18 December 2018 - 11:36
Deklarata me të cilën Manchester Unitedi e përzuri Jose Mourinhon

Manchester Unitedi e ka shkarkuar Jose Mourinhon nga posti i trajnerit pas dy viteve e gjysmë në krye të klubit dhe i ka uruar sukses në të ardhmen.

55-vjeçari portugez e ka fituar FA Cup dhe Evropa Ligën gjatë qëndrimit të tij mbi dyvjeçar në “Old Trafford”.

Por, pas humbjes të dielën ndaj Liverpoolit 3-1, në një ndeshje derbi të vendosur nga dy golat e kosovarit të Zvicrës Xherdan Shaqirit, Unitedi është 19 pikë prapa të kuqve.

“Do ta emërojmë një trajner të përkohshëm deri në fund të këtij sezoni, derisa klubi ta mbajë një proces gjithëpërfshirës për gjetjen e një trajneri të ri afatgjatë”, thuhet në njoftimin e Manchester Unitedit.

“Klubi dëshiron ta falënderojë Josen për punën e tij gjatë kohës në Manchester United dhe i uron sukses në të ardhmen”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot)