Llapi mbetet sërish pa trajner

  • 19 December 2018 - 14:28
Llapi mbetet sërish pa trajner

Bekim Shotani nuk është më trajner i Llapit në IPKO Superligën e Kosovës. Klubi nga Podujeva dhe trajneri kanë ndërprerë me konsensus bashkëpunimin.

Kjo është hera e dytë që llapjanët detyrohen të ndryshojnë sa i përket stolit. Ko qëndrimin zyrtar të klubit shkruhet:

“Me marrëveshje të dyanshme mes klubit dhe kryetrajnerit, Bekim Shotani, të cilit i ka skaduar kontrata me mbylljen e sezonit vjeshtor, është mbyllur bashkëpunimi mes dy palëve me pëlqimin edhe të kryetrajnerit, për arsyeje familjare. Kryesia e KF Llapit, kryetari i klubit, Beqir Batatina, dhe Drejtori ekzekutiv sportiv, Tahir Batatina, falënderojnë Bekim Shotanin për kontributin e dhënë dhe për punën profesionale si kryetrajner i skuadrës së Llapit. Theksojmë se ditë më parë skuadra llapjane ka humbur edhe shërbimet e portierit, Bledar Hajdini, i cili u transferua te Ballkani”. 

Llapi muaj më parë shkarkoi edhe trajnerin e mirënjohur shqiptar, Bylbyl Sokolin.

 

(Kosova Sot)