Fjalët e para të Mourinhos pas shkarkimit

  • 19 December 2018 - 15:11
Fjalët e para të Mourinhos pas shkarkimit

Manchester Unitedit e shkarkoi Jose Mourinhon dje nga pozita e trajnerit të klubit, mirëpo as 24 orë pasi ky lajm u bë publik, portugezi nuk ishte i gatshëm ta komentojë shkarkimin dhe kërkoi nga gazetarët ta lënë të qetë.

Mourinho u shkarkua dje nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit në sezonin e tij të tretë me klubin anglez, pas disfatës kundër Liverpoolit me rezultat 3-1 në fundjavë. Në 144 ndeshje me “Djajtë e kuq”, Mourinho i ka arritur 84 fitore, 32 barazime , 28 humbje, me më një përqindje prej 58.3 fitoreje.

Ai u ndjek nga disa gazetarë përderisa po largohej nga shtëpia e tij në Londër, por nuk pranoi të jepte përgjigje për gazetarët, duke thënë vetëm: “Më lejoni të ec. Nuk kam asgjë për të thënë”.

Tanimë në pozitën e tij është emëruar përkohësisht ish-sulmuesi legjendar i klubit, Ole Gunnar Solskjaer. Ai do të kthehet në maj të këtij vitit në klubin të cilin e kishte drejtuar deri tani, Molden nga Norvegjia.

Në sezonin e tij të parë me Manchester Unitedin, Mourinho i fitoi tre tituj: Evropa Ligë, League Cup dhe Community Shield. Sezonin e kaluar, të dytin për të, ai nuk arriti të fitojë asnjë titull me klubin e tij.

Mirëpo, ky sezon ka qenë mjaft zhgënjyes për Manchester Unitedin, pasi që ata tashmë janë 19 pikë prapa liderëve, Liverpoolit, dhe kjo gjë ka bërë që ai të shkarkohet nga pozita e trajnerit pas dy viteve e gjysmë në këtë pozitë. 

 

(Kosova Sot)