Milani e gjen pasardhësin e Higuainit
Sulmuesi argjentinas pritet të largohet nga San Siro në ditët në vazhdim.
Milani është në kërkim të pasardhësit të Gonzalo Higuainit, i cili pritet të largohet nga San Siro këto ditë, shkruan Tuttosport.
Sulmuesi argjentinas aktualisht është i huazuar tek “Rossoneri”, por klubi që e mban kartonin e tij, Juventus është afër arritjes së marrëveshjes përmes së cilës “El Pipita” do të përfundojë në Chelsea.
Ky fakt e ka detyruar klubin Kuqezi të konsiderojë alternativa.
Dhe, sulmuesi i Genoas, Krzystof Piatek shihet si opsioni ideal për pjesën e dytë të sezonit.
(Kosova Sot)