Basketbolli kosovar rikthehet këtë fundjavë me derbi

  • 17 January 2019 - 16:58
Basketbolli kosovar rikthehet këtë fundjavë me derbi

Prishtina dhe Trepça do të përballen në derbin e xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në basketboll

Basketbolli kosovar rikthehet këtë fundjavë me pjesën pranverore të sezonit.

Xhiroja e 15-të e Superligës do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën.

Pa dyshim, ndeshja kryesore do të jetë ajo ndërmjet dy klubeve më të mëdha në basketbollin e pasluftës, Prishtina dhe Trepça.

Bardhekaltrit janë favoritë për ta fituar këtë duel duke e pasur parasysh se mitrovicasit kanë pësuar rënie viteve të fundit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të dielën, ndërsa të njëjtën ditë luhen edhe dy ndeshje tjera.

Ndërkaq, kjo xhiro fillon me duelin ndërmjet Lipjanit e Ponte Prizrenit, që do të luhet të shtunën.

(Kosova Sot)