Rrugëtimi i Boatengun: Nga Las Palmas në Frankfurt, në Sassuolo e në fund në Barcelonë
Kalimi i Kevin-Prince Boateng në Barcelonë nga Sassuolo për sa hap e mbyll sytë të hënën ka lënë shumë persona gojëhapur.
Në mëngjesin e së hënës, mediat italiane raportuan për se Barcelona kishte shfaqur interesim të madh për ganezin e rritur në Gjermani. Në shikim të parë, u duk thjesht një thashetheme e zakonshme në tregun e transferimeve.
Me kalimin e kohës, gjithçka u duk më serioze. Së pari lajmi që Boateng i kishte përshëndetur bashkëlojtarët e Sassuolos në drekë. Më vonë, 31-vjeçari e konfirmoi vetë se e tëra nuk ishte thashetheme.
“Barçë, po vij!”, ka thënë 31-vjeçari për gazetarin e Sky Sport Italia Fabrizo Romano.
Nuk vonoi shumë dhe edhe vetë Barcelona e bëri zyrtare kalimin e tij në formë huazimi deri në fund të sezonit, me opsion për ta blerë për 8 milionë euro.
Por, si përfundoi Boateng në Barcelona nga klubet e nivelit shumë më të ulët se tanimë klubi i tij i ri?
Milani ishte klubi i vetëm i madh që 31-vjeçari kishte luajtur në vitet e fundit. Më 2016 ai ishte pjesë e Milanit shkurtimisht, por më parë e kishte veshur fanellën kuqezi për tri vite nga 2010-ta deri më 2013.
në dy sezonet e fundit, ai luajti për Frankfurtin në Gjermani dhe Las Palmas në Spanjë, para se t’i bashkohej Sassuolos në Serie A në verë. Duke parë moshën dhe formën e tij, kalimi në Barcelonë do të ishte gjëja e fundit që vetë ganezit të tjerëve do t’i shkonte në mendje.
Këto janë klubet për të cilat ka luajtur Boateng gjatë karrierës së tij.
(Kosova Sot)