Barça ia bën të qartë yllit holandez: Po të presim

  • 22 January 2019 - 15:48
Barça ia bën të qartë yllit holandez: Po të presim

Talenti i ri holandez Frenkie de Jong ka një vendim të madh për ta marrë kur të vendosë për të ardhmen e tij. Ama, tani ai mund ta bëjë një gjë të tillë duke e ditur publikisht se Barcelona e dëshiron në “Camp Nou”.

Drejtori sportiv i Barçës, Eric Abidal, ka shpjeguar se mesfushori i Ajaxit De Jong e di që klubi katalonas është i interesuar për të.

Për De Jongun interesim të madh ka shprehur edhe Paris Saint-Germaini dhe tani i takon atij të vendosë se cili do të jetë destinacioni i tij i preferuar.

“Ai e di për interesimin tonë dhe do të vendosë”, tha Abidal të martën.

“E gjithë puna që jemi duke e bërë është brenda klubit”, shtoi ai.

(Kosova Sot)