Anulohet ndeshja e skuadrës kosovare, arsyeja është e pazakontë!

  • 22 January 2019 - 20:29
Anulohet ndeshja e skuadrës kosovare, arsyeja është e pazakontë!

Ndeshja në mes të klubit kosovar dhe atij shqiptar është anuluar për shkak të motit të ligë

SC Gjilani ishte paraparë që sonte të zhvillonte një ndeshje miqësore me klubin nga Tirana, FC Term.

Por, sipas klubit, për shkak reshjeve të dendura të shiut, “ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe klubit FC Term nga Tirana u pamundësua të zhvillohet”.

“Në pamundësi të zhvillimit të këtij takimi, skuadra e udhëhequr nga kryetrajneri Sadat Pajaziti e zhvilloi seancën stërvitore, ku punuan për rreth dy orë”, shkruan në këtë komunikatë të klub.

Megjithatë, SC Gjilani pritet që të enjten të zhvillojë edhe një ndeshje tjetër, kësaj radhe kundër klubit KF Vitia.

 

(Kosova Sot)