Monchi, drejtor sportiv i Arsenalit

  • 22 January 2019 - 20:55
Monchi, drejtor sportiv i Arsenalit

Zgjedhja e parë për drejtor sportiv për Arsenalit do të jetë drejtori i ri i Romës, Monchi

Sipas gazetës The Independent, klubi nga Premier Liga po kërkon zëvendësim për Sven Mislintat i cili do të largohet nga klubi pas një viti që u emërua shef për prurje të reja në skuadër.

Ka disa opsione të tjera, sipas gazetës, por kandidati kryesor është Monchi.

Roma nuk ka për synim që ta lejojë largimin e ish drejtori të Sevillas, përderisa ai ka arritur disa transfere të mira për skuadrën nga Serie A prej që është në këtë pozitë nga prilli 2017.

Disa nga vendimet e tij nuk i kanë kënaqur tifozët e Giallorossi, por klubi do të lirohet shpejt nga parametrat e Fer Playit Financiar, për shkak se nuk kanë arritur ti mbaj yjet më shumë se duhet.

Kjo lidhje vjen edhe pas Arsenali po e kërkon edhe Cengiz Underin. Turku është nënshkrimi i parë i Monchit si drejtor i Romës. 

 

(Kosova Sot)