Benzema shmang operimin e gishtit të lënduar

  • 22 January 2019 - 23:30
Benzema shmang operimin e gishtit të lënduar

Sulmuesi do të vazhdojë të vë në gisht një mbrojtëse që do t’ia mundësojë atij të luajë por po ashtu ai nuk do të hynte nën thikë

Karim Benzema do të shmang operimin e gishtit të tij të vogël, shkruan Goal, pasi që testet mjekësore kanë treguar se lëndimi mund të shërohet edhe me mbrojtësen që ai ka në gisht.

Francezi u lëndua në fitoren 2-1 të Realit kundër Real Betisit më 13 janar, ku ai ishte lënduar në fund të pjesës së parë pas një përplasje me Marc Bartra.

Diagnoza e parë ishte se ai ka pësuar thyerje të gishtit të tij, kurse Benzema ka arriti që luante tërë ndeshjen kundër Sevillas me rezultat 2-0 kundër Real Madridit.

Megjithatë, vendimi për ta operuar apo jo gishtin e tij ende është në ajër. Pjesë e testit ishte edhe ndeshja e tij kundër Sevillas, ku Bezema arriti që të luaj pa asnjë problem gjatë tërë ndeshjes. 

 

(Kosova Sot)