Messi e kalon Barcelonën në epërsi

  • 16 February 2019 - 22:11
Messi e kalon Barcelonën në epërsi

Barcelona ka kaluar në epërsi me rezultat 1:0 në ndeshjen kundër Real Valladolidit, e cila po zhvillohet për momentin në Camp Nou, në kuadër të xhiros së 24-të të La Ligës.

Në minutën e 43-të të ndeshjes, Lionel Messi u tregua edhe një herë heroi i skuadrës së Ernesto Valverdes, duke e mposhtur portierin Jordi Masip, për ta kaluar Barcelonën në epërsi.

Messi e ka shënuar këtë gol nga pika e penalltisë, pas një ndërhyrjeje ndaj Gerard Piques brenda zonës së penalltisë. 

 

 

(Kosova Sot)