Mbappe e shpëton PSG-në në mungesë të Neymarit e Cavanit

  • 17 February 2019 - 23:46
Mbappe e shpëton PSG-në në mungesë të Neymarit e Cavanit

PSG ka marrë pikët e plota në udhëtim te Saint-Etienne, duke triumfuar 0-1.

Në mungesë të Neymar Junior dhe Edinson Cavani, është sulmuesi i talentuar, Kylian Mbappe, ai që po e dërgon Paris Saint-Germainiin përpara.

Në ndeshjen e vlefshme për 25 në Ligue 1, Parisi mori pikët e plota në udhëtim te Saint-Etienne, në një ndeshje ku bëri diferencën, 20-vjeçari Mbappe.

Ai shënoi gol të bukur për mysafirët në minutën e 73’, për 0-1, gol që ia dhuroi tri pikë parisienëve, që tani shkon në kuotën e 62 pikëve, 12 më shumë se Lille plus me dy ndeshje më pak të zhvilluara.

 

(Kosova Sot)