Xhaka e bën edhe gruan “futbolliste”!

  • 19 February 2019 - 15:57
Xhaka e bën edhe gruan “futbolliste”!

Futbollisti kosovar e ka postuar një fotografi ku shihet së bashku me Leonitën në një fushë futbolli

Granit Xhaka është njëri prej futbollistëve më të mirë shqiptarë.

Mirëpo, duket se përfaqësuesi zviceran e ka “infektuar” edhe bashkëshorten e tij me këtë sport.

Në fakt, çifti Xhaka e ka postuar një fotografi në Instastory ku shihet në një fushë futbolli, ndërsa bashkëshortja e futbollistit, Leonita shihet me një top te këmbët e saj.

Sigurisht, derisa e ka burrin futbollist, edhe ajo dita-ditës është duke u mishëruar me këtë sport.

Xhaka po luan me sukses tek Arsenali, ndërsa më parë ishte pjesë e Baselit dhe Borussia Monchengladbachut.

Ndërkohë, ai është pjesë e rregullt dhe e rëndësishme e Përfaqësueses së Zvicrës. 

(Kosova Sot)