Pogba synon të fitojë tituj këtë sezon

  • 19 February 2019 - 16:13
Pogba synon të fitojë tituj këtë sezon

Mesfushori francez, Paul Pogba, është ende i lënduar që nuk e fitoi asnjë titull gjatë sezonit të kaluar dhe për këtë arsye ka thënë se Manchester Unitedi synon të fitojë ndonjë titull këtë sezon.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën u ndëshkua me karton të kuq gjatë disfatës së Manchester Unitedit kundër Paris Saint-Germainit në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve.

Ai do të jetë i pezulluar për ndeshjen kthyese në Paris, mirëpo ia kompensoi këtë gjë tifozëve të Manchester Unitedit pasi që e shënoi një gol dhe e asistoi një ndeshjet në fitoren e mbrëmshme kundër Chelseat, e cila ia siguroi kualifikimin në çerekfinale të FA Cup.

“Ta humbasësh një ndeshje për herë të parë pas 11 përballjeve të lëndon mjaft shumë dhe është me të vërtetë një ndjenjë e keqe, kështu që ti nuk dëshiron që një gjë e tillë të të ndodhë”, ka thënë Pogba pas triumfit të mbrëmshëm.

“Të gjitha garat janë të rëndësishme. Ne duam të fitojmë diçka, ndonjë titull”.

“Sezonin e kaluar, nuk e fituam asnjë trofe. Kjo gjë ende më rri në kokë. Këtë vit, ne duam të fitojmë diçka”.

Nën drejtimin e trajnerit norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer, Pogba është bërë njëri ndër lojtarët me statistikat më të mira në Evropë. Në vetëm 12 paraqitje, ai i ka shënuar nëntë gola dhe i ka asistuar gjashtë të tjera.

(Kosova Sot)