Neuer e mbron Kariusin: Ishte një ditë pikëlluese për portierët
Para ndeshjes së Bayern Munichut kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve sonte në Anfield, Manuel Neuer ka folur në përkrahje të Loris Kariusit, pas asaj mbrëmjeje të tmerrshme të bashkëkombësit të tij në finalen e vitit të kaluar në Kiev.
Karius bëri dy gabime të tmerrshme në dy golat e Real Madridit, që i kushtuan Liverpoolit me humbjen e finales në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, dhe Neuer e ka quajtur pikëlluese atë ditë në Kiev.
“Ishte një ditë pikëlluese për portierët. E shikuam në kampin e ekipit kombëtar dhe donim që çdo gjë të shkonte mirë. U ndiem shumë të trishtuar me atë që ndodhi”, tha Neuer.
Karius është huazuar në Besiktas dhe ka pas gjasa të rikthehet në Anfield, pasi vendin e tij e ka zënë Alisson Becker dhe vështirë se do ta lëshojë duke parë formën e tij.
(Kosova Sot)