Kaq do t’i kushtojë Chelseat shkarkimi i Sarrit
Chelsea është duke e konsideruar shkarkimin e trajnerit Maurizio Sarri, pas rezultateve të dobët në këtë fillim vit.
Sipas Sun, shkarkimi i trajnerit italian do t’i kushtonte të kaltërve vetëm 5 milionë funte.
Kjo pagesë do të ishte më e ulëta që Chelsea ia ka paguar ndonjë trajneri në epokën e Roman Abramovichit.
Kontrata e Sarrit mbaron në fund të sezonit 2020-21, por italianit do t’i paguhej vetëm paga e sezonit të ardhshëm nëse Chelsea e shkarkon.
(Kosova Sot)